Sot seanca paraprake për Veliajn, kryebashkiaku i pranishëm në GJKKO!
E Premte 12 Dhjetor 2025, 10:10
Dritare.net

Në Gjykatën e Posaçme po mbahet seanca e radhës për kryebashkiakun e Tiranës,Erion Veliaj
bashkëshorten e tij Ajola Xoxa dhe 28 të pandehur të tjerë, persona e shoqëri.
Në seancën e sotme do të vijohet me mbrojtjen e kryebashkiakut Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa dhe 2 prej biznesmenëve të akuzuar, Gentjan Sula e Shkëlqim Fusha e shoqërive.
Vetë Veliaj është i pranishëm sot në sallën e gjyqit, ndërsa në disa prej seancave ka thënë se nuk është njohur me aktet pasi nuk i është vënë në dispozicion dosja fizike, por vetëm një USB të cilën nuk e lexon dot pas nuk ka laptop në qeli.
Ndërkohë ai ka kërkuar edhe të mos vendoset në kafazin e qelqtë në gjyq por krah avokatit, kërkesë kjo që i është rrëzuar nga GJKKO./ dritare.net