
Ndeshja Shqipëri-Andorra/ Cilat janë rrugët që do të bllokohen në kryeqytet!
Dritare.net
Policia e Shtetit ka përgatitur një plan masash me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike para, gjatë dhe pas ndeshjes të futbollit Shqipëri - Andorra, ndeshje e cila do të zhvillohet sot në kuadër të kualifikueseve të botërorit 2026, në 'Arenën Kombëtare', Tiranë.
Në planin e masave të publikuara një ditë më parë blutë bëjnë me dije se prej orës 15:00 rrugët pranë stadiumit Arena Kombëtare do të bllokohen.
Rrugët që do të bllokohen:
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi i Presidencës drejt sheshit “Nënë Tereza”
Rruga “Papa Gjon Pali II”
Rruga “Dervish Hima”, pranë ambasadës së SHBA-së
Rruga “Asim Zeneli”, pranë ambasadës së SHBA-së
Rruga “Themistokli Germenji”
Rruga “Gjergj Filipi”
Rruga “ Lekë Dukagjini”, nga ish-Garda e Republikës deri te stadiumi
Rruga “Faik Konica”
Rruga “Skerdilajd Llagami”
Njëkohësisht është dhënë paralajmërimi për tifozët se në rast shkeljesh, apo hedhje të sendeve të forta në fushë, rrezikojnë nga gjobë e deri burg. Futja e tyre në stadium do të nisë prej orës 18:00./L.F-dritare.net

















