
Rama: Mos ta çojmë votën dëm, më 11 maj kutitë të jenë plot për Shqipërinë në BE
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama i bëri thirrje elektoratit të majtë dhe jo vetëm, për të votuar masivisht PS-në më 11 maj, me qëllimin e vetme historik, të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
“Mali i Zi i ka hapur në vitin 2012, dhe ja ku e keni. Serbia i hapi më 2014 dhe ja ku është, dikur ishin pararoja për të hyrë në BE, tani janë mbrapa nesh. Ndërkohë që negociojnë prej 13 dhe 11 vitesh, ja ku janë akoma. Maqedonia i ka hapur që në 2005 sa ka edhe këtu nga ata që s’kishin lind ende në 2005. -Kur ke lind ti mo? Apo ti ke qenë në gjumë. Opo ça bëhet kështu, keni frikë ju që s’e çoni dorën? (bën batutë me të rjnjtë, pasi asnjëri nuk përgjigjet). Pra më 2002, apo 2003 dhe tani Maqedonia ende s’i ka realizuar. Kurse ne për 3 vjet, t’i mbyllim më 2027, dëgjojeni dhe kuptoheni mirë këtë që t’ia shpjegoni të tjerëve. Ne i morëm dhe punuam, i pamë të gjitha se çfarë kishin bërë të tjerët, por ne jemi përpara sepse punuam. Por fakti kryesor është se situata gjeopolitike është e jashtëzakonshme dhe janë përputhur yjet. Fati i BE-së dhe fatin tonë europian, ndaj ne duhet të tregohemi shumë të shkathët dhe të urtë. Se dera e BE-së është hapur, por mund të mbyllet. Është hapur ajo dikur dhe morën disa vende, madje për shumë kohë nuk u hap më, Kroacia ishte e fundit. Ku e dimë ne se si rrotullohet bota, nuk e dimë. Ne negociojmë, dialogojmë, 250 mijë faqe që janë një mal, me ligje, rregulla e vendime, duhet t’i kalojmë nga trupi i tyre ligjor në tonin e të bëhemi një. Ne duhet ta bëjmë këtë ditë-natë, ditë-natë dhe të tregohesh i mençur si popull se çdo gjë tjetër ka negocim, por që koha nuk duhet çuar dëm, kjo s’ka diskutim. Ndaj kur ne të votojmë më 11 maj, ata 1 mijë veta që punojnë natë e ditë, në zyrat e shtetit, apo shkojnë çdo javë atje për punët e raportojnë se çfarë kanë bërë. Ne në 12 numërojmë votat, ata vazhdojnë negociatat. Kjo do të thotë se më 11 maj kutia e votimit duhet të jetë plot e përplot përtej të majtës dhe të djathtës, që të hyjmë në BE dhe nuk ka lidhje jo me kënetën, jo me moçalin, jo hidhu këtej dhe andej”, tha Rama./K.C/dritare.net

















