
Modelja e njohur për format e kolme, Ashley Graham, në postimet e saj në Instagram, e thotë shpesh që nuk duhet të na vijë turp nga celuliti, sepse nuk ka asgjë të keqe të kesh celulit. Modelja poston vazhdimisht foto me bikini pa u shqetësuar për celulitin dhe pamjen që i shakton.
Por nëse do të dish cilat janë lëngjet që e shtojnë edhe më shumë sasinë e celulitit në trup, ja ku është lista.
Pijet me gaz
Celuliti, shpesh është pasojë e një lëkure që i mungon kolagjeni dhe sheqeri e stimulon edhe më shumë këtë proces. Sipas ekspertëve të shëndetit, Eat This, Not That!, sheqerin duhet ta shmangësh sa më shumë të jetë e mundur. Dhe pijet me gaz, gjithashtu.
Lëngjet e frutave
Sipas Harvard Health, koncentratet e lëngjeve të frutave kanë nivele të larta fruktoze – dhe pa fibra, të cilat sigurohen vetëm kur i ha frutat natyralisht. Ky është një kombinim i tmerrshëm për celulitin.
Pijet energjike
Për fat të keq, pijet energjike ofrojnë një sasi të lartë sheqeri, duke shtuar kështu edhe një element të keq më shumë për celulitin./dritare.net

















