Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Aktori legjendar u gjet i pajetë së bashku me gruan, policia futet në shtëpinë e tyre!

Aktori legjendar u gjet i pajetë së bashku me gruan,  policia futet

Policia e kontesë Santa Fe në Nju Meksiko ka publikuar pamjet e forcave të policisë që mbërritën në shtëpinë e aktorëve Gene Hackman dhe Betsy Arakawa, ditën kur çifti u gjet i vdekur, 26 shkurt.

Pamjet tregojnë momentet e para kur oficerët e policisë mbërrijnë në banesë, duke folur me dëshmitarët që shprehin shqetësimin e tyre.

“Diçka nuk shkon, diçka nuk shkon”, dëgjohet të thotë një dëshmitar. Sipas asaj që është regjistruar, kalimtarët kanë qenë të ngarkuar emocionalisht teksa kanë përshkruar në polici atë që kanë parë: Kam ecur kështu dhe pashë diçka të shtrirë atje dhe befas shoh këtë, të dy. Më falni, thotë një dëshmitar okular i tronditur.

Sipas hetimeve të kryera çifti i bashkëshortëve vdiqën për shkaqe natyrale. Betsy Arakawa, 64 vjeçe, vdiq nga sindroma pulmonare Hantavirus (virus i transmetuar nga minjtë) më 11 shkurt.

Ndërkohë Gene Hackman vdiq një javë pas saj (18 shkurt) si pasojë e një problemi në zemër.

Dy herë fituesi i Oskarit, Hackman sapo kishte mbushur 95 vjeç në fund të janarit. Prej vitit 2004 ai ishte tërhequr nga aktrimi. Hackman u takua me bashkëshorten e tij Arakaëa, një pianiste klasike, që u rrit në Haëai, kur ajo punonte me kohë të pjesshme në një palestër në Kaliforni në mesin e viteve 1980./E.P-dritare.net