
Xheneta Fetahu ka komentuar rikthimin e Egli Takos në “Big Brother VIP”. Ajo shtoi se Egli nuk po tregon origjinalitet dhe se në shumë raste duket sikur po e imiton atë.
“Do kisha dashur që të rikthehej si Egli dhe jo duke imituar dikë. Në shumë situata më imiton mua, se si kam luajtur unë lojën time dhe në momentin që imiton dikë tjetër nuk je personazh në vete, nuk i bie që ke identitet dhe karakterin tëndin. Unë mendoj se kishte dalë më burrneshë që në momentin e parë, natën e parë që ka hyrë me marrë Gjestin të sqarohej me të, pse ke thënë këtë, pse ke luajtur këtë. Mendoj se po mundohet që të duket si lojtare, por kjo nuk e bën lojtare. Atë e bën lojtare më shumë kur e mbyll atë temë. Ajo thotë 's’do qaj para teje', e pastaj qan me të tjerët.”, tha Xheneta./K.C/dritare.net

















