
Rama takon kandidatët për deputetë në Shkodër!
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Shkodër për të vijuar takimet e tij me kandidatët socialistë me të cilët do të kërkojë votën më 11 maj.
Gjatë ditës Rama do të ketë takime dhe me socialistë por dhe do të inspektojë projektet e qeverisë që po përmirësojnë jetesën e banorëve të këtij qarku.
"Kemi zgjedhur ekip të motivuar për të punuar fort' tha Benet Beci, drejtuesi i PS-së së qarkut të Shkodrës.
Lista përbëhet nga 2 kandidatë që kërkojnë një mandat të dytë për deputet, Frrok Gjini dhe Edona Bilali të cilët janë në lista të hapura ndërsa 13 të tjerë kandidojnë për herë të parë.
Marjana Koçeku, e njohur nga shqiptarët si ‘Neomalësorja’ një sipërmarrëse shumë e famshme në fushën e agroturizmit ndodhet në listën e mbyllur ku është dhe Xhenis Çela, vajza e deputetit të deritanishëm që iu bashkua socialistëve nga Partia e Lirisë, Agron Çela./E.P-dritare.net

















