
Sot hapet Rruga e Arbrit/ Rama: Gëzuar 29 Nëntorin!
E Hënë 29 Nëntor 2021, 08:08
Dritare.net
Kryeministri Rama ka njoftuar me rastin e festës së Ditës së Çlirimit, hapjen e Rrugës së Arbrit. Rama uron:Gëzuar 29-Nëntorin.
Rruga e Arbrit” do të bëhet një korridor lidhës i rëndësishëm Lindje-Perëndim. Rruga kalon në Qarkun e Tiranës – në Njësinë Administrative të Zall-Bastarit dhe nëpërmjet tunelit të Murrizit, rruga kalon në territorin e bashkisë Klos e konkretisht në fshatrat Drezës, Xibër, Shkallë, fshati Fshat. Pas daljes nga tuneli i Qafë-Buallit rruga kalon në afërsi të urës së Cerenecit, si dhe në të djathtë të fshatit Shupenzë./M.M-dritare.net

















