Sot dita e shenjtërimit të Nënë Terezës, festë zyrtare në Shqipëri!
Dritare.net

Më 5 shtator 2016, botës i shtua një shenjtor, ajo është Nënë Tereza, sot Shenjta Terezë. Sot është dita e shenjtërimit të saj, ku në një ceremoni madhështore në Sheshin “Shën Pjetri” në Vatikan, Papa Françesku, njohu dy mrekullitë e saj, të shërimit të të sëmurëve pas vdekjes së saj më 1997. Kryeministri Rama këtë mëngjes ka përkujtuar ditën e shenjtërimit të shqiptares Nënë Tereza.
"Mirëmëngjes,
dhe në këtë Ditë të Shenjtërimit të gruas së paqes në botë, shqiptares Nënë Tereza, ju uroj një javë të mbarë.",-shkruan Rama.
Kur mori çmimin Nobel për Paqe në vitin 1979 ajo bëri këtë apel: “Shkatërrimtari më i madh i paqes së sotme është thirrja e një fëmije të pafajshëm ende të palindur. Nëse një nënë vret fëmijën që mban në barkun e saj, atëherë çfarë mbetet për ty dhe mua? Nënë Tereza ka shtëpinë e të parëve të saj në Tiranë. Një shtëpi dykatëshe, e rrethuar me kopësht, ndërtuar bri Kishës Katolike në kryeqytet, për më tepër se 17 vjet ka qenë selia e nënës, motrës dhe vëllait të Nënë Terezës./M.T/dritare.net