
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se vendi ynë ditën e shtunë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet kryesisht i vranët dhe me reshje të herëpashershme shiu në të gjithë vendin, me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në formë shtrëngatash prej orëve të para të 24 orëshit dhe gjatë gjithë ditës. Në Alpe dhe veri-verilindje mbi 1400-1600 metra dhe juglindje mbi 1500-1700 metra pritet prezencë e reshjeve të dëborës me intensitet kryesisht të ulët.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut, me shpejtësi mesatare 7 m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe në momentin e vranësirave të dendura pritet të fitojë shpejtësi deri 15 m/sek, me valëzimin në dete të forcës 3-4 ballë.
