Balluku dhe dy vartësit në GJKKO, mbahet seanca!
E Shtunë 22 Nëntor 2025, 09:09
Dritare.net

Në GJKKO po mbahet seanca për verifikimin e masës së sigurisë për Belinda Ballukun dhe dy vartësit e saj, kreu i ARRSH Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, aktualisht drejtor i KESH-it. Dy vartësit e Ballukut mbërritën në GJKKO të shoqëruar nga forcat e policisë, pasi janë lënë në arrest shtëpie pas akuzave për shkelje të barazisë në tenderë. Pak minuta pas tyre, para dyerve të GJKKO u shfaq edhe Belinda Balluku e shoqëruar nga motra e saj avokate, Pamela Qirko.