Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Sot 51 raste me Covid-19, rritet numri i viktimave

Sot 51 raste me Covid-19, rritet numri i viktimave

Në 24 orët e fundit u shënuan 51 raste të reja me Covid-19. Ndërkohë u rrit numri i viktimave brenda një dite. Nuk i mbijetuan dot virusit 3 persona, të moshave 62-77 vjeç. Aktualisht në spitalet Covid po trajtohen 116 pacientë, 17 në terapi intensive, nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit u shëruan 834 persona, duke e çuar numrin e të shëruarve në 112,626 që nga fillimi i epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 14 raste në Tiranë, 5 në Shkodër, nga 4 raste në Devoll, Vlorë, Sarandë, nga 3 raste në Fier, Elbasan, nga 2 raste në Lezhë, Mirditë, Mallakastër, Gjirokastër, nga 1 rast në Durrës, Kavajë, Përmet, Selenicë, Skrapar, Këlcyrë./K.C/dritare.net