
Sokol Kika: Pse e vrau Avni Rustemi, Esat Pashë Toptanin!
Dritare.net
Studiuesi Sokol Kika ishte sot në emisionin Shqip nga Dritan Hila në DritareTV për të folur për jetën e Esat Pashë Toptanit. Zoti Kika tregon arsyen e vrasjes së Esat Pashë Toptanit nga Avni Rustemi dhe vrasjen e këtij të fundit nga njerëzit e Ahmet Zogut për hesap të vet.
"Italia ka dashur të organizojë direkt eliminimin e Esat Pashë Toptanit. Politika e Kongresit të Lushnjës ishte në unision kundër Esat Pashë Toptanit sepse kjo politikë ishte skalioni i dytë i të pasurve shqiptarë. Ata që vinin nga familje të rëndësishme kishin dalë nga skema. Në 1919-ën vdes Ismail Qemali dhe Preng Pasha në një atentat. Esati kishte një konflikt direkt me disa nga personazhet e qeverisë. Sulejman Delvinën e akuzonte si gjonturk, si person që nuk duhej të përfshihej në politikën e pas 1920-ës. Pra ishte një luftë e hapur për pushtet sepse në 1920-ën të gjithë ishin në koalicion kundër Esatit. Esat Pashë Toptani u vra më 13 qershor të 2020-ës nga Avni Rustemi. Ndërsa Avni Rustemi u vra nga Isuf Reçi. U hoq sikur ishte hakmarrje ndaj Esat Pashë Toptanit sepse ky kishte qenë një bukëpjekës në një ham të Esatit dhe u nxor si pretekst që ka marrë hakun e Esatit.
Avni Rustemin e vrau dora e partisë së Zogut. Kishte një lidhje që ishte gjysmë e shpallur që në momentin kur Zogu hyri në parlament i plagosur. Zogu i bëri atentat për hesap të vet Avni Rustemit dhe jo për të marr hak ndaj vrasjes së Esat Pashë Toptanit. Avni Rustemi ishte organizatori i plagosjes së Ahmet Zogut në parlament nga Beqir Valteri. Pra ishte hesap personal vrasja e Avni Rustemit. Avni Rustemi e dinte që do kishte një ndëshkim dhe kërkoi vizë në Ambasadën Amerikane që ajo ia refuzoi. Kështu ra pre e atentatit më 20 prill të 1924-ës.”, tregon studiuesi në DritareTV./K.C/dritare.net

















