
Si ndikon magnezi tek kockat dhe sa shpesh rekomandohet të merret!
Dritare.net

Mjeku Matjan Hitoaliaj, i ftuar në DritareTV, shpjegoi se magnezi është shumë i rëndësishëm për forcimin e kockave, pasi ndihmon në procesin e formimit të kockave dhe ruajtjen e masës kockore, duke parandaluar sëmundje të tilla si osteoporoza.
Magnezi dhe kalciumi janë dy minerale që veprojnë së bashku për shëndetin e kockave, dhe siç thotë Hitoaliaj, raporti mes tyre duhet të jetë 1 me 1, ose 2 me 1 për të arritur një efekt optimal. Ky balans është thelbësor për forcimin dhe ruajtjen e strukturës së kockave dhe për parandalimin e humbjes së masës kockore me kalimin e moshës.
Mjeku Hitoaliaj rekomandon marrjen e magnezit për një periudhë 3 deri në 6 muaj për të siguruar nivele të mjaftueshme dhe për të përfituar nga të gjitha përfitimet e tij shëndetësore./E.P-dritare.net

















