Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Shembja e rrugës Librazhd-Përrenjas, ja çfarë thotë eksperti i Shërbimit Gjeologjik!

Shembja e rrugës Librazhd-Përrenjas, ja çfarë thotë

Sipas ekspertëve, shembja e rrugës Librazhd-Pogradec ka ndodhur për shkak të reshjeve të jashtëzakonshme të shiut, që këtë vit kanë arritur nivele trefish më të larta se mesatarja e dy viteve të fundit. Ardian Bylyku nga Shërbimi Gjeologjik Shqiptar shpjegon se sasia e madhe e ujit ka shkaktuar mbingopje të strukturave dhe ka çuar në cedimin e rrugës.

"Sasia e reshjeve ka qenë trefishi në krahasim me 2 vitet e mëparshme. Është një fenomen që njihet me fenomenin e mbingopjes së strukturave, dhe ka dhënë maksimumin e mbingarkesës, duke rezultuar si faktori kryesor për cedimin e gjithë strukturës. Shërbimi gjeologjik është duke vazhduar me pjesën e studimeve të thelluara, të lidhura këto me interpretimet e rezultateve të rreth 500 metrave linearë shpime që do të vendosen nga ekspertët, si dhe serinë e analizave. Falë kësaj pune, matja e rezultateve do të bëhet nga ana jonë, dhe interpretimi i të gjithë rekomandimeve që shërbimi gjeologjik do të bëjë për këtë situatë",- tha Bylyku./K.C/dritare.net