Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Shefi i NATO-s viziton Kosovën!

Shefi i NATO-s viziton Kosovën!

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, do të zhvillojë një vizitë në Kosovë. Në Prishtinë, zyrtarët e lartë të Aleancës Veri-Atlantike do të takohen me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Pas takimit pritet të mbahet dhe një konferencë për shtyp.

Shefi i NATO-s, do të vizitojë sot Bosnje Hercegovinën ku do të zhvillojë takime me zyrtarë të nivelit të lartë. Rutte do të vizitojë gjithashtu selinë e NATO-s në Sarajevë (NHQSa) në Kampin Butmir, ku do të takohet me Komandantin e NHQSa-së, Përfaqësuesin e Lartë për Bosnjë dhe Hercegovinën dhe përfaqësues nga Bashkimi Evropian./L.F-dritare.net