Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Agron Ylli: Për ne mirësia, e ka emrin doktor Geri!

Agron Ylli: Për ne mirësia, e ka emrin doktor Geri!

Emisioni Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV sot iu kushtua doktor Gerond Husit, i cili ndërroi jetë në mars të këtij viti për shkak të infektimit me Covid-19. Sot doktor Geri do të mbushte 50-vjeç. Sot shërbimi i Endokrinologjisë i festoi doktor Gerit, ditën e lindjes. Agron Ylli Shefi i Endokrinologjisë në një bisedë me gazetaren Rudina Xhunga tha se doktor Geri ishte një njeri që jepte vetëm mirësi.

“Doktor Geri ishte gjithmonë i qeshur, i dashur, bujar me të gjithë. Njeri që e pëlqente shoqërinë, që nuk përfitonte kurrë por gjithmonë jepte. Në provimin e parë studentët kishin vënë të gjithë një fjongo të zezë.

Agron Ylli: Për ne mirësia, e ka emrin doktor Geri!

Të gjithë u ngritën në këmbë dhe thanë na lejo që të mbajmë edhe ne një minutë heshtje për profesorin tonë. Ishte shumë emocionuese. Ai ishte një njeri që jepte mirësi te të gjithë njerëzit që takonte, qofshin kolegë, pacientë apo studentë. Për ne mirësia e ka emrin Gerond”, u shpreh doktor Ylli në Dritare Tv./L.F-dritare.net