Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Sekuestro “Trëndafilit mistik”, Diella flet për Dritare: Në janar rinovova lejen për 10 vjet, e kam ngritur me djersën e ballit!

Sekuestro “Trëndafilit mistik”, Diella flet për Dritare:

Pas publikimit të lajmit se bujtina e saj është nën sekuestro nga Prokuroria e Lezhës, pronarja e “Trëndafilit mistik”, Diella në një prononcim për Dritare thotë se këtë lajm edhe vetë ajo e ka mësuar nga televizioni. Diella thekson se tokën e ka në përdorim dhe se e rinovon lejen çdo vit. Herën e fundit që e ka bërë këtë ka qenë në janar 2022, ku siç thekson ajo e ka rinovuar për 10 vite të tjera. Diella thotë se këtë biznes e ka nisur në vitin 1995 dhe se çdo gjë e ka me djersën e ballit.

“Tokën e kam në përdorim qysh nga viti 1995 dhe e rinovoj lejen çdo ditë. Këtë janar e kam rinovuar në 2022 për 10 vjet në përdorim. E kam filluar në 95-ën vetëm dhe nuk është hotel por biznes me djersën e ballit. Siç e keni dëgjuar ju, e kam dëgjuar dhe unë. Nuk di çfarë ka bërë prokuroria”, tha Diella në Dritare.net

Bujtina e famshme në Ishull Lezhë ‘Trëndafili Mistik’ i njohur si ‘Te Diella’ është vënë nën sekuestro preventive pas një kërkesë të Prokurorisë së Lezhës pasi rezulton se është i regjistruar me dokumente të falsifikuara dhe i ndërtuar në një zonë të mbrojtur, e cila është tokë shtet, raporton shqiptarja.com

Sekuestrimi i hotelit është bërë pas nisjes së një hetimi, që duket se ka zbuluar një tjetër rast të tjetërsimit të pronave në bregdetin e Lezhës. Prokurori Erion Shehaj mbi bazën e një kallëzimi të bërë në vitin 2017 nga një person me emrin Ardian Mlika ka regjistruar procedimin penal për veprat penale “Falsifikim të dokumenteve” dhe “Shpërdorim të detyrës”.

Bujtina “Trëndafili mistik” ose siç e njohin të gjithë “ Te Diella” është mjaft i njohur si një destinacion i preferuar nga shumë shqiptarë dhe personazheve të njohur në vend./ J.H/dritare.net