Berisha distancohet nga lëvizja e Salianjit: Foltoret jashtë PD-së janë aktivitete private!
Dritare.net

Në konferencën e sotme për mediat, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi për takimin që Ervin Salianji pritet të zhvillojë pasditen e sotme në Durrës, një aktivitet që ai e ka paralajmëruar si nisjen e një Foltoreje të re.
Berisha deklaroi se këto takime janë ngjarje krejtësisht private dhe nuk kanë asnjë ndikim në forumet apo në funksionimin e brendshëm të Partisë Demokratike.
“Çdo aktivitet që zhvillohet jashtë strukturave të PD-së është personal dhe nuk lidhet me institucionet e partisë,” u shpreh Berisha, duke nënvizuar se PD-ja funksionon sipas statutit dhe nëpërmjet forumeve të saj zyrtare, të cilat sipas tij kanë nisur mbledhjet dhe diskutimet për proceset e brendshme."
Deklarata e Berishës vjen në një moment tensioni të ri brenda së djathtës, ndërsa lëvizja e Salianjit shihet si një përpjekje për të krijuar një hapësirë të re politike jashtë linjës zyrtare të PD-së.