
Sali Berisha protestë kombëtare për mbylljen e Tik Tok: E bëjmë për të rinjtë!
E Enjte 6 Mars 2025, 13:01
Dritare.net
Sali Berisha ftoi të gjithë të rinjtë në një protest më 15 mars, për mbylljen e tik tok, vendim i qeverisë që u miratua sot në mbledhjen e ministrave.
“Në këtë rast, ftoj të gjithë gjimnazistët, të gjithë të rinjtë, të gjithë qytetarët, të nisim betejën tonë për çlirim e TikTik dhe përmbysjen e diktatorit më datën 15 mars protestë kombëtare në Sheshin Skënderbej para Kryeministrisë. Një protestë në të cilën kërkohet anulimi i menjëhershëm i vendimit për censurën dhe bllokimin e TikTokut”, tha Berisha./L.F-dritare/met

















