
Sali Berisha flet për non gratën: Nuk është përparësi e Trump!
Dritare.net
Gjatë një konference për mediat sot, Berisha pranoi se nuk ka nisur ende ndonjë lobim për të kërkuar heqjen e këtij vendimi, pasi siç tha dhe ai ''nuk është përparësi e Trump ky problem''.
“Jo, unë nuk e kam filluar lobimin sepse janë gjithsej 14 ditë që ka filluar administrata e re. Dhe unë nuk besoj që në ditët më të para të saj, të jetë përparësi ky problem.
Kështu që unë jam i vetëdijshëm se duhet të plotësohet administrata, d.m.th është një proces konfirmimesh që duhet të kalojë në Kongres.
Dhe procesi i konfirmimeve të zyrtarëve nuk është vetëm për sekretarët e shtetit, por edhe për persona nën rangun e tyre”, tha Berisha.
Kujtojmë se në maj të vitit 2021, me firmë të Sekretarit të Shtetit Blinken, Sali Berisha dhe familja e tij u shpallën 'non grata' në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për korrupsion madhor dhe minim të demokracisë./E.P-dritare.net

















