Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Shqipëria “gati për të ardhmen me 5G” falë Vodafone  

Shqipëria “gati për të ardhmen me 5G” falë

U mbajt ditën e djeshme në Innovation Hub, te Piramida e Tiranës, “Fit for the Future with 5G”, një konferencë ekskluzive organizuar nga Vodafone Albania, ku u diskutua dhe ekspozua potenciali tranformues i teknologjisë 5G. Ky event novator bëri bashkë drejtues biznesi, vendimmarrës të sektorit publik dhe pionierë të industrisë për të eksploruar se si 5G po formëson të ardhmen e rritjes ekonomike, qëndrueshmërisë dhe inovacionit në Shqipëri.

Shqipëria “gati për të ardhmen me 5G” falë

Të pranishëm ishin Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania, Balazs Revesz, i cili hapi eventin dhe prezantoi të ftuarit; Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, i cili foli për mbështetjen e BE-së në transformimin digjital dhe nismave për sigurinë publike në Shqipëri; Enkelejda Imeraj, Drejtoreshë e Përgjithshme e Agjencisë së Inovacionit dhe Ekselencës; Enkelejda Muçaj, zëvendësministre e Infrastrukturës, e cila foli për projektet infrastrukturore për konektivitetin dhe smart cities. E pranishme ishte gjithashtu Jonida Lakuriqi, Drejtoreshë e Politikave Ligjore dhe Publike dhe e Marrëdhënieve me Jashtë në Vodafone.

Shqipëria “gati për të ardhmen me 5G” falë

Konferenca pati dy panele kryesore, nga të cilat paneli i parë iu kushtua temës “Inovacioni për të tërhequr rritje ekonomike”, kurse i dyti strategjive dhe zgjidhjeve të së ardhmes. Në pjesën e fundit të konferencës u demonstruan edhe konkretisht modele zgjidhjesh teknologjike, ndër të cilat audienca u njoh me risitë më të fundit qe ofron teknologjia 5G e Vodafone, së bashku me liderë globalë si Nokia dhe Airbus.

Shqipëria “gati për të ardhmen me 5G” falë

Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania, Balazs Revesz, tha në fjalën e tij të hapjes: “Ne si Vodafone jemi të përkushtuar të sjellim fuqinë e Vërtetë 5G deri në vitin 2030, në të gjithë Shqipërinë. Infrastruktura 5G do të bëhet rrahja e zemrës së ekonomisë së Shqipërisë në të ardhmen. 5G do të katalizojë qytetet inteligjente, ku sistemet e energjisë dhe trafikut vetëoptimizohen. Do të revolucionarizojë kujdesin shëndetësor me telemjekësinë dhe diagnostikimin e drejtuar nga Inteligjenca Artificiale. Do të tërheqë gjithashtu investime të huaja, duke e pozicionuar Shqipërinë si një qendër për industritë e drejtuara nga teknologjia. Dhe Vodafone është me krenari lider në këtë transformim historik.”

Shqipëria “gati për të ardhmen me 5G” falë

Ndërkohë, Gentian Sala, kryetari i Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare – AKEP, shtoi se kompania Vodafone, një nga kompanitë teknologjike më të mëdha në botë dhe me 23 vite eksperiencë në Shqipëri, ka sjellë ndryshime të mëdha në tregun vendas. “Që me Blackberry-n e 2009-ës, 3G, 4G+, pilotimin e 5G dhe tani mbulimin me sinjal 5G. Jemi të privilegjuar që kemi një kompani, e cila i ka dhënë kaq shumë këtij tregu. Fokusi i AKEP-it ka qenë tregu mobile, por nuk duhet të harrojmë se ka edhe një treg të telefonisë fikse dhe në këtë 5-vjeçar të mandatit tim do të bëj maksimumin që ta rregullojmë edhe këtë treg.”

Shqipëria “gati për të ardhmen me 5G” falë

Nga ana tjetër, Jonida Lakuriqi, Drejtore e Departamentit Ligjor, Politikave Publike dhe Marrëdhënieve me Jashtë në Vodafone Albania theksoi se infrastruktura dixhitale dhe rrjetet me shpejtësi të lartë, janë në themel të një shoqërie Gigabyte apo dixhitale. “Pikërisht këtë shoqëri dixhitale synojmë ta akselerojmë, sepse është një prej shtyllave kryesore të integrimit të Shqipërisë në BE”, tha Lakuriqi.

Pjesëmarrësit në konferencën “Fit for the Future with 5G” u bënë pjesë e një përvoje ekskluzive dhe dëshmitarë në vetë të parë të asaj se si 5G po revolucionarizon industritë. Një diskutim frymëzues dhe transformues mbi të ardhmen e konektivitetit, ku Vodafone Albania mbetet pa diskutim lider e njëkohësisht dëshmitar i asaj se Shqipëria dhe shqiptarët janë “gati për të ardhmen me 5G!”/dritare.net