Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

E vërteta e shqiptarëve që jetojnë me asistencë në SHBA!

E vërteta e shqiptarëve që jetojnë me asistencë në
Po qarkullon me shpejtësi një tabele e nxjerrë nga presidenti Trump, ku duket
se “shumë emigrantë, përfshirë shqiptarët, jetojnë me asistencë sociale në SHBA”.

Kjo shoqërohet me një tabelë me titull anglisht “Immigrant Welfare Recipient Rates by Country of Origin”, e cila po lexohet gabim, po përkthehet keq dhe po përdoret pa kontekst.

Dhe kur shifrat lexohen pa kontekst, ato nuk informojnë – ato manipulojnë.


Çfarë thonë realisht këto shifra?

Këto tabela nuk tregojnë sa njerëz jetojnë nga asistenca, por diçka krejt tjetër:

tregojnë përqindjen e familjeve emigrante që kanë përfituar të paktën një herë një formë ndihme sociale.

Pra, jo jetë të mbajtura nga shteti.
Jo papunësi kronike.

Familje – dhe mjafton një anëtar i vetëm i familjes të ketë përfituar diçka, që e gjithë familja të futet në statistikë.


Çfarë quhet “welfare” në SHBA?

Në mendjen europiane apo shqiptare, “ndihmë sociale” barazohet me “të papunë që jetojnë nga shteti”.
Në SHBA, jo.

“Welfare” përfshin:
• sigurim shëndetësor për fëmijë
• ndihmë ushqimore (food stamps)
• ndihmë për qira
• kredi tatimore për familje që punojnë, por fitojnë pak

Pra, paradoksi është ky:
edhe familjet që punojnë çdo ditë, paguajnë taksa dhe rrisin fëmijë, përfshihen në këtë kategori.

Kush përfshihet si “familje emigrante”?
• Familje me një prind emigrant dhe fëmijë amerikanë
• Persona të natyralizuar prej vitesh
• Raste të përkohshme vështirësie (sëmundje, lindje, krizë)

Kjo nuk është fotografia e emigrantit që jeton nga shteti, por një kategori statistikore shumë e gjerë.


Pse po qarkullojnë sot këto shifra?

Sepse shifrat, kur nxirren nga konteksti, janë mjet i fuqishëm politik.

Këto tabela:
• janë të vjetra
• janë përdorur edhe më parë në debate anti-emigracioni
• nuk shoqërohen me shpjegim metodologjie
• nuk tregojnë kontributin ekonomik të emigrantëve

Ato tregojnë vetëm një copëz të realitetit.

Çfarë nuk thuhet – por është thelbësore!

Nuk thuhet se:
• emigrantët në SHBA kanë nivel shumë të lartë punësimi
• kanë përqindje të lartë biznesesh të vogla
• kontribuojnë më shumë në taksa sesa përfitojnë në afatgjatë
• janë motor ekonomik në sektorë që amerikanët vetë nuk i mbulojnë

Këto nuk bëjnë lajm.
Por janë e vërteta.

Dritare lexoi shumë komente shqiptarësh në USA që e kundërshtuan lajmin kur ne e e botuam të perkthyer nga Trump. Dhe vendosëm të kuptojmë më shumë për shpjegimin e këtyre shifrave.

Kur shifrat përdoren pa shpjegim, ato ndajnë. Ndaj i shpjeguam mëlart. /dritare.net