Na ndiqni edhe në

Bota

Na duhet Grenlanda! Trump kërcënon se do të aneksojë territorin danez

Na duhet Grenlanda! Trump kërcënon se do të aneksojë

Donald Trump ka propozuar sërish aneksimin e Grenlandës, pasi udhëheqësja e Danimarkës i kërkoi atij të “ndalojë kërcënimet” lidhur me ishullin. Duke folur me gazetarët, presidenti amerikan tha se “na duhet Grenlanda nga pikëpamja e sigurisë kombëtare”.

Trump e ka ngritur vazhdimisht mundësinë që territori gjysmëautonom danez të bëhet pjesë e aneksuar e SHBA-së, duke përmendur vendndodhjen e tij strategjike për qëllime mbrojtjeje dhe pasurinë minerare. Kryeministri i Grenlandës, Jens Frederik Nielsen, u përgjigj duke thënë “mjaft më” dhe e përshkroi idenë e kontrollit amerikan mbi ishullin si një “fantazi”.

Ai tha:
“Jo më presion. Jo më nënkuptime. Jo më fantazi për aneksim. Ne jemi të hapur për dialog. Jemi të hapur për diskutime. Por kjo duhet të ndodhë përmes kanaleve të duhura dhe me respekt për të drejtën ndërkombëtare.”

Më herët, kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, kishte thënë se “SHBA-ja nuk ka të drejtë të aneksojë asnjë nga tri kombet e mbretërisë daneze”.

Frederiksen shtoi se Danimarka, “dhe rrjedhimisht Grenlanda”, është anëtare e NATO-s dhe e mbuluar nga garancia e sigurisë së aleancës, dhe se tashmë ekziston një marrëveshje mbrojtjeje që i jep SHBA-së akses në ishull.

Kryeministrja daneze e publikoi deklaratën e saj pasi Katie Miller, bashkëshortja e njërit prej këshilltarëve të lartë të Trump-it, Stephen Miller, postoi në rrjetet sociale një hartë të Grenlandës me ngjyrat e flamurit amerikan, shoqëruar me fjalën “SOON” (“SË SHPEJTI”).

Ambasadori danez në SHBA iu përgjigj postimit të Miller, një podkastere e krahut të djathtë dhe ish-ndihmëse e Trump gjatë mandatit të tij të parë, me një “kujtesë miqësore” se të dy vendet janë aleate dhe se Danimarka pret respekt për integritetin e saj territorial./dritare.net