Maduro para gjykatës: Nuk jam fajtor, jam njeri i ndershëm!
Dritare.net

Nicolás Maduro ka deklaruar se vazhdon të jetë presidenti legjitim i Venezuelës, gjatë paraqitjes së tij të parë para një gjykate federale në Nju Jork, ku është deklaruar i pafajshëm për akuzat e trafikut të drogës dhe vepra të tjera penale, raportojnë mediat amerikane.
Sipas CBS News, partner i BBC-së në SHBA, Maduro i është drejtuar gjykatës përmes një përkthyesi duke thënë:
“Jam i pafajshëm. Nuk jam fajtor. Jam një njeri i ndershëm, presidenti i vendit tim.”
Jashtë godinës së gjykatës, dhjetëra protestues janë mbledhur duke brohoritur, duke valëvitur flamuj të Venezuelës dhe duke mbajtur pankarta pro dhe kundër ish-udhëheqësit venezuelian.
Maduro dhe bashkëshortja e tij, Cilia Flores, u arrestuan të shtunën në kompleksin e tyre rezidencial në Karakas dhe u transportuan në Shtetet e Bashkuara në kuadër të një operacioni të forcave speciale, sipas burimeve zyrtare./K.C/dritare.net