Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rutte: Ku gaboi Putin. Nuk do të marrë më asnjë kilometër të Ukrainës!

Rutte: Ku gaboi Putin. Nuk do të marrë më asnjë

Kreu i NATO-s Mark Rutte, para hyrjes së samitit në sheshin “Skënderbej’, foli për situatën Rusi-Ukrainë.

“Ukraina të ketë çfarë i duhet për të qëndruar dhe për t’i dhënë fund me anë një paqeje afatgjatë. Putin duhet të kuptojë se pas një marrëveshje paqeje s’do të ketë mundësi të sulmojë dhe aneksojë territore të tjera të Ukrainës. Mendoj se Putin ka bërë gabim duke dërguar delegacion të nivelit të ulët në këtë takim. Tani topi është në fushën e tij, duhet të tregojë serioz për paqen që kërkojmë.

Ai e kupton situatën, ne kemi negociuar shumë kur isha kryeministër i Holandës, e di se është në telashe se ka gabuar duke dërguar delegacion të nivelit të ulët. Ukrainasit u ulën në tavolinë, dërguan një delegacion që është i gatshëm dhe tani është momenti për t’i dhënë fund këtij ngërçi dhe për të arritur një marrëveshje të rëndësishme. Putin nuk do të përpiqet më të aneksojë edhe një milje apo km tjetër nga Ukraina.”, u shpreh Rutte./E.P-dritare.net