Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rudina Xhunga: Nëse do të drejtonte një grua, sot nuk do të kishim luftë!

Rudina Xhunga: Nëse do të drejtonte një grua, sot nuk do të

Sot në ditën e 8 Marsit, Ditën Ndërkombëtare të Gruas, e ftuar në edicionin e lajmeve në Dritare TV, ishte gazetarja, shkrimtarja, dhe aktivistja e të drejtave të grave, Rudina Xhunga. E para gazetare femër në Shqipëri, që themeloi një web – televizion. Nisur nga situata aktuale e luftës në Ukrainë, Xhunga tha nëse një grua do të ishte në mesin e njerzve që po vendosin mbi fatet e luftës e gjithë kjo luftë do të shmangej dhe nuk do të ndodhte.

“Nga gjithë kjo situatë e luftës këto ditë po mendoja fuqishëm, nëse një grua si Merkel nuk do të ishte tërhequr nga politika, ose nuk do të ishte koha e saj për t’u tërhequr, ose nëse do të kishte një grua në mesin e njerzve të cilët po vendosin fatet e luftës me siguri kjo luftë nuk do të ndodhte. Dhe po flas për grate zonja, për gra që e njohin kompromisin. Sepse të jesh grua në një botë të vështirë si e jona duhet të bësh kompromiset e tua, dhe grate që e njohin kompromisin nuk do e lejonin luftën të ndodhte.

Ato e dine që një luftë do pasuroj një palë, dhe do varfërojë shumë disa të tjerë. Një luftë i bën mirë disa njerzve dhe i bën dëm shumë të tjerve, një luftë e ndryshon botën dhe e kalon në një tjetër stad dhe ato do e ndalonin të ndodhte kjo luftë. Unë e sigurt për këtë dhe e mendoj fort. Prandaj në një ditë si 8 Marsi, kur shumë njerëz pyesin nëse është festë apo protestë, do doja të thoshta se pavarësisht çfarë është, gëzuar ty, gëzuar vajzave të Dritares, gëzuar mua, gëzuar për ne që përpiqemi ta bëjmë botën një vend më të mirë duke e orientuar drejt ditëve më njerëzore.

Në ditë si kjo e rëndësishme është të besojmë tek vetja, e rëndësishme është të edukohemi, të trajnohemi, të zhvillohemi dhe vetëm kështu mund të përmirësojmë botën dhe vetëm kështu mund të flasim. Që ti të flasësh duhet ta kesh të plotë zërin tënd, të qartë dhe të sigurt. Që të jesh e sigurt duhet ta dish mirë atë çfarë thua, andaj në një ditë si kjo i them vajzave dhe grave kudo që janë: Mos shpenzoni kohën tuaj në trajtime dhe trajnime të tipit, si të bëhem ose si ta them, por mëso, trajnohu për atë që di të bësh më mirë” ishin këto disa nga mesazhet që gazetarja e njohur ndau për gratë dhe vajzat në këtë ditë të rëndësishme si 8 Marsi./Xh.Xh/dritare.net