Rritet çmimi i naftës në vend. Ja sa blihet një litër sot!
Dritare.net

Vetëm një ditë pas takimit të kryeministrit Edi Rama me furnizuesit e naftës, çmimi i lëndës djegëse në Shqipëri ka arritur në 217 lekë për litër, duke shënuar një rritje të papritur prej rreth 15 lekësh brenda 24 orëve.
Ekspertët e tregut paralajmërojnë se kjo rritje nuk është vetëm fenomen lokal, por pasqyron efektet globale të krizës energjetike, të nxitura nga konflikti i fundit në Iran, i cili ka ndikuar në furnizimin botëror me naftë. Situata ka shkaktuar pasiguri në treg, ndërprerje të transportit të lëndëve djegëse dhe një “premium rreziku” në çmim, që po reflektohet në çmimet e karburanteve edhe në Shqipëri.
Për qytetarët, kjo rritje e çmimit sjell pasoja të drejtpërdrejta në koston e transportit dhe çmimet e produkteve bazë./K.C/dritare.net