Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Revolucion në patenta. Zgjaten afatet

Revolucion në patenta. Zgjaten afatet


Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor publikon rregullat e reja sa i përket rinovimit të patentës dhe mjeteve të cilat nuk mund të drejtohen nga personat që kanë më pak se dy vjet me leje drejtimi. Sipas ligjit të fundit, rinovimi i patentës do të bëhet çdo 15 vite deri në moshën 70-vjeçare dhe mbi moshën 70-vjeçare konfirmimi i vlefshmërisë bëhet pas dorëzimit të certifikatës mjekësore. Pra nga 11 herë, do të duhet të shkojmë të rinovojmë patentën vetëm 4 herë deri në moshën 70-vjeçare.

Revolucion në patenta. Zgjaten afatet

Ndërkohë, mbajtësve të lejeve të drejtimit të kategorisë B, në dy vitet e para të lëshimit, nuk u lejohet të drejtojnë mjete motorike me fuqi specifike, referuar masës bosh të mjetit, më të madhe se 55 kë/ton. Për makinat hibride elektrike ose plug-in, kufiri specifik i fuqisë është kë/ton, duke përfshirë peshën e baterisë.


Revolucion në patenta. Zgjaten afatet
Për shembull, makinat e mëposhtme janë brenda kufijve:

Fiat 500 1.0 70 kf Hybrid Connect
Ford Fiesta 1.1 Titanium 75 kf
Renault Tëingo 22 kËh Zen
Citroen C3 1.2 PureTech 83 kf
Fiat Panda 1.0 Hybrid 69 kf
Hyundai i20 1.2 MPI 84 kf
Kia Rio 1.2 84 kf
Lancia Ypsilon 1.0 Hybrid 70 kf
Mazda2 1.5 75 kf
Opel Corsa 1.2 75 kf
Renault Clio 1.0 SCe 67 kf
Seat Arona 1.0 EcoTSI 95 kf
Toyota Aygo Connect 1.0 VVTi 72 kf./K.C/dritare.net