
Rama: Sot Dibra është bërë jastëku i gjelbër i Tiranës
Dritare.net
Kryesocialisti Edi Rama takoi sot në Dibër, gratë dhe vajzat e këtij qyteti. Gjatë fjalës së tij, Rama solli statistikisht vlerësimin e Partisë Socialisti për gratë dhe vajzat, duke rritur ndjeshëm prezencën e tyre në organe kyçe të shtetit. Gjithashtu, ai theksoi edhe transformimin e Dibrës falë qeverisjes së PS-së.
"Kur ne erdhëm në detyrë, vajzat në uniformën e Policisë së Shtetit ishin më pak se 5%, ishin të lëna nëpër cepa. Sot, ne faktikisht e kemi trefishuar numrin e grave dhe vajzave në Policinë e Shtetit, kanë dalë dhe në patrullën e përgjithshme. Po kështu, në forcat e armatosura ishin më pak se 10%, sot janë dyfishi dhe 22% e tyre janë me gradë oficeri",-tha Rama.
Dua t’ju them: shikojeni sot Dibrën. Dibra sot ka një frymë, një ajër tjetër, e ndjen sapo hyn, sepse Dibra sot është çliruar. I ka ikur laku nga fyti që e mbyste dhe e mbante si të zgjedhur nga trupi i vendit. Dibra sot, faktikisht, është bërë jastëku i gjelbër i kryeqytetit. Sot, për të shkuar nga Tirana në Durrës dhe për të ardhur nga Tirana në Dibrë, është pak a shumë e njëjta kohë. Nga ana tjetër, unë e di shumë mirë, dhe këtë e di shumë mirë dhe këtë e kam me vajzat dhe gratë e Peshkopisë: detyra ime mbaron kur të hapet rruga Maqellarë–Peshkopi",-tha Rama./K.C/dritare.net

















