
Rama: Punën e policisë në rrugë do ta bëjë inteligjenca artificiale!
Dritare.net
Kamerat inteligjente do të zëvendësojnë policinë në rrugë. Kryeministri Edi Rama gjatë aktivitetit “Fuqizimi i AI në Shërbimet Publike Digjitale në Shqipëri”, njoftoi se do të fillojë zbatimi i sistemit të kamerave inteligjente fillimisht në qendrat e qarqeve.
“Këtë vit do të fillojë zbatimi i sistemit të kamerave inteligjente fillimisht në qendrat e qarqeve. Do të kemi një kontroll absolut mbi territorin, i cili do përfitojë nga fuqia e inteligjencës artificiale.
Falë IA, do të largohet prania konstante e policëve nga rrugët. Policia do ndërhyjë vetëm kur është realisht e nevojshme, jo të ndjekë shkelësit që nuk janë evidentë.
Në kohë reale do të vijë fotoja duke buzëqeshur, ndërsa je duke ecur më shpejt se duhet, me një këshillë për të ulur shpejtësinë, vendin ku do paguash gjobën dhe foton sigurisht,” tha Rama./L.F-dritare.net

















