
Rama publikon pamje nga rindëtimi pas tërmeti të gjimnazit Ibrahim Rugova në Kamëz!
E Martë 19 Tetor 2021, 08:08
Dritare.net
Siç ishte paralajmëruar edhe më herët, gjimnazi “Ibrahim Rugova” është gati për 1400 nxënës këtë fillim viti të ri shkollor, i cili pas rindërtimit ka 28 klasa, të gjitha të pajisura me mjetet e nevojshme për zhvillimin e procesit mësimor. Kryeministri Rama ka publikuar këtë mëngjes pamjet e gjimnazit të përfunduar.
"Mirëmëngjes,
dhe me këtë atmosferë e rrëfime nga gjimnazi i rilindur “Ibrahim Rugova”, tani me kushte ku e ku më të mira se ato para tërmetit dhe me lajmin e mirë, që në bashkinë Kamëz kanë përfituar bursa 378 nxënës ekselent, ju uroj një ditë të mbarë.",-shkruan Rama./M.T/dritare.net

















