Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama prezanton Igli Tafën në krye të AKSHI-t: Besoj se Karçanaj do dalë e pastër!

Rama prezanton Igli Tafën në krye të AKSHI-t: Besoj se

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot drejtorin e ri të AKSHI-t, Igli Tafa, pas largimit së Mirlinda Karçanajt.

Shefi i qeverisë vlerësoi kontributin e saj në krye të AKSH-it, duke thënë se në fund të hetimeve, beson se do të dalë e pafajshme.


“Falënderim për Mirlindën, që ka punuar pranë meje për 2 dekada dhe më shumë, qysh se kemi qenë në Bashkinë e Tiranës. E njoh si një nga njerëzit më të përkushtuar ndaj funksionit dhe shërbimit publik në këtë vend. I pikëlluar për gjithçka ajo që po kalon, në radhë të parë për agresionin barbar të portaleve dhe të rrjeteve të dhunës verbale që e asociojnë me gjëra të cilat nuk kanë asnjë lidhje me Mirlindën. Edhe në këtë rast unë nuk futem në meritën e çështjes në fjalë, nuk kam dijeni për detaje që lidhen me aktivitetin e atyre kompanive të përfshira në një hetim, por unë kam dijeni për faktin që Mirlinda është një nënë e vetme me 2 fëmijë, ka një karrierë nga më të shkëlqyera në shërbimin publik, kam dijeni për faktin se me të gjithë partnerët. AKSHI ka partnerë të nivelit të lartë, se janë të mëdhenjtë e teknologjisë, Microsoft e me radhë. Kam dëgjuar fjalët me entuziaste dhe mbresat më të jashtëzakonshme për ju, stafin dhe për Mirlinda Karçanaj. I them këto në respekt të një personi për faktin që ndodhet sot në një kalavar, ku unë dua të besoj se do dalë e pastër, por në të gjitha rastet nuk më takon mua ta them këtë gjë, por drejtësisë, por kjo s’do të thotë ti hedhen poshtë vlerat që ka krijuar dhe revolucionet që ka udhëhequr me ju këtu.

Jetojmë në një fazë të historisë, ku po ndodh një tjetër revolucion, si ai revolucioni që ju bëni çdo ditë për të transformuar Shqipërinë në shëmbëlltyrë të botës së re dixhitale. Po ndodh edhe një tjetër revolucion, më i egër, më i dhimbshëm, me më shumë plagë me më shumë brutalitet, por i domosdoshëm, revolucioni i transformimit të sistemit të drejtësisë nga një kalbësirë e gjallë, në një sistem drejtësie të drejtë, barabartë dhe funksional. Jemi larg prej kësaj të fundit, por rruga është pakthim, dhe për fat të keq, nëse në botën tuaj virtuale eksperimente bëhen me algoritme, nëse në botën tuaj virtuale dështimet janë ngecje, fikje të programit, në këtë botën e drejtësisë, këto bëhen mbi lëkurën e njerëzve. Nuk është një kompjuter që fiket, është një jetë njeriu që vendoset në pozitë aspak të admirueshme dhe aspak për tu pasur zili”, tha Rama./dritare.net