
Rama: Nuk erdha në Durrës për të marrë vota, por për të bërë histori
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama ishte sot në një drekë me peshkatarët në Durrës. Mes tyre ishte edhe biznesmeni nga Elbasani Gjergj Luca. Gjatë bisedës me peshkatarët Rama tha se nuk shkoi në Durrës për të marrë vota, por për të bërë histori.
“S’kam ardhur në Durrës për të marrë vota, por për të bërë historinë me ju! Më pyetën ku do rrish, i thashë aty ku të më duan më shumë. Të shohim tani ku do më duan më shumë te njerëzit e nonës apo te njerëzit e babës!”, tha Rama.
Peshkatarët bënë një krahasim të portit të peshkimit në Durrës dhe atë që do të rindërtohet në Vlorë. Rama tha se porti i peshkimit në Vlorë do të jetë më i bukur se i Durrësit.
“Porti i peshkimit në Vlorë do të jetë më i bukuri. Këtyre mund t’u ngelë hatri. Kur nisi ky nuk isha unë. Porti i Peshkimit në Vlorë do të jetë model. Ky i vjetri në Vlorë është turp i shtetit. Kur të bëhet porti i ri, atëherë do të flasim bashkë për taksa e gjëra.”,- tha Rama./K.C/dritare.net

















