Rama në një pikë kontrolli në Laç: Jo më torturë për drejtuesit e mjeteve. Do të ketë ndryshim rrënjësor në cilësinë e shërbimit!
Dritare.net

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Laç për të ndjekur nga afër punimet e një pike të re kontrolli të makinave. Në këtë pikë kontrolli, kryhen ofrohen mbi 110 mijë shërbime në vit për 54.209 drejtues automjetesh. Rama shoqërohej nga Drejtori i Përgjithshëm i DRSHTRR, Blendi Gonxhe. Prej ditës së djeshme ka nisur shërbimi publik i kontrollit të mjeteve, pas disa kohësh pauze për shkak të pandemisë. Sipas kryeministrit Rama drejtuesit e automjeteve do të prekin një ndryshim rrënjësor në cilësinë e shërbimit.
“Ndërkohë prej ditës së djeshme ka nisur shërbimi publik i kontrollit të mjeteve, pas dhënies fundit të konçesionit rraskapitës e korruptiv, që torturoi me vite drejtuesit e automjeteve”, shkruan kryeministri Rama./L.F-dritare.net