Rama në Barcelonë, takim me Dhomën e Tregtisë së Katalonjës
Dritare.net

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Barcelonë, ku është pritur nga përfaqësues të Dhomës së Tregtisë së Katalonjës. Gjatë vizitës, Rama theksoi rritjen e interesit për Shqipërinë dhe përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, duke nënvizuar gjithashtu rritjen e turizmit nga Spanja drejt vendit tonë. Përmes një postimi në Facebook, kreu i qeverisë vlerësoi pritjen dhe theksoi se Shqipëria sot shihet si një destinacion i preferuar turistik, ndryshe nga vitet e mëparshme kur, sipas tij, perceptimi ishte negativ.
Postimi i plotë i Ramës në Facebook:
“Barcelonë, ku u pritëm me nderim të veçantë nga Dhoma e Tregtisë së Katalonjës, e ku u ndjemë krenarë për respektin dhe interesimin për Shqipërinë, emri i së cilës kur vije në Spanjë deri jo shumë vite më parë ishte sinonim i një njolle të errët në hartën e Europës, ndërsa sot është emri i një prej destinacioneve të preferuara turistike të rinisë spanjolle, ndërkohë që marrëdheniet shtetërore me Spanjën s’kanë qenë kurrë më të mira.”, shkruan Rama./K.C/dritare.net