
Rama liron nga detyra tre zëvendësministra!
Dritare.net
Këshilli i Ministrave miratoi sot lirimin nga detyra të Ilva Gjuzit nga posti i zëvendësministres së Turizmit dhe Mjedisit, Ceno Klosi, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Romina Kuko, zëvendësministre e Brendshme. Vendimet hynë në fuqi menjëherë dhe do të publikohet në “Fletoren Zyrtare”. Vendimet u morën në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit Edi Rama. Tre zëvendësministrat u liruan nga detyra pasi dolën deputetë në zgjedhjet e 11 majit dhe tani në çeljen e sesionit të ri paralamentar, edhe ata marrin detyrën e re.
Vendimet e Këshillit të Ministrave:
V E N D I M
PËR LIRIM NGA DETYRA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Znj. Ilva Gjuzi, zëvendësministër i Turizmit dhe Mjedisit, lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren Zyrtare”.
V E N D I M
PËR LIRIM NGA DETYRA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Z. Ceno Klosi, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren Zyrtare”.
V E N D I M
PËR LIRIM NGA DETYRA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Znj. Romina Kuko, zëvendësministër i Brendshëm, lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren Zyrtare”." thuhet ne vendime./K.C/dritare.net

















