
Rama: Eksportet bujqësore do të shkojnë 1 miliard euro në 2030!
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama është shprehur se objektivi i qeverisë së tij është që eksportet bujqësore do të shkojnë 1 miliard euro në vitin 2030.
Në tryezën e diskutimit të organizuar nga Banka e Shqipërisë mbi financimin në bujqësi, Rama thekoi se arritja e objektivit kërkon një fuqi të shtuar të sektorit dhe të fermerëve.
Ai shtoi se kjo fuqi e shtuar do të vijë përmes investimeve dhe përmes rritjeve të volumit të sipërmarrjes në fshat.
“Ne kemi vendosur një objektiv ambicioz që në Shqipërinë 2030 eksportet bujqësore të arrijnë 1 miliard euro.I kemi katërfishuar. Dhe arritja e objektivit kërkon një fuqi të shtuar të sektorit, të fermerëve dhe kjo fuqi e shtuar do të vijë përmes investimeve dhe përmes rritjeve të volumit të sipërmarrjes në fshat.
Është e domosdoshme edhe për Shqipërinë, anëtare të BE, sfida e konkurrencës dhe përshtatjes me rregulla e standarde edhe më të larta është sfidë e madhe.”- tha Edi Rama /E.P-dritare.net

















