Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama: Do ta mbyllim TikTok-un, nuk kemi zgjidhje tjetër

Rama: Do ta mbyllim TikTok-un, nuk kemi zgjidhje tjetër

Kryeministri Edi Rama inspektoi sot laboratorin e mediave digjitale në Universitetin e Tiranës. Rama, gjatë një interviste të shkurtët me dy studente foli edhe për TikTok-un. Kreu i qeverisë tha se TikTok-u do të mbyllet, nuk ka zgjidhje tjeter.

"Mendoj se për momentin nuk kemi një zgjidhje tjetër. Jemi në dialog me Tiktok, me i parashtruar zgjidhjet tona. E mira është se ata nuk kanë qenë refraktarë ndaj këtyre shqetësimeve. Dhe kemi rënë dakord në një kohë të arsyeshme kur ata të jenë gati, do të na paraqesin disa propozim për t'i adresuar këto shqetësime. Meqë jeni këtu departamenti i gazetarisë dhe jeni rojtarët e gjuhës. Një nga pikat është që Tiktok nuk e ka filtrin për gjuhën shqipe. Dhe kështu nëse një gjuhë tjetër nuk arrin dot fjalët që nuk duhen përdorur që të zënë hapësirën virtuale të TikTok, në shqip duke mos qenë filtra. Kam përshtypjen se edhe pse është një sfidë të vetme për t’i mundur të rinjtë të këtë fushë, një VPN e një shteti tjetër nuk do ta kenë të lehtë. Megjithatë kurrë mos thuaj kurrë me këtë brez që po na vjen.", tha ai./K.C/dritare.net