Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama: Dasmorët harbohen rrugëve të Shqipërisë, me Lulin dhëndër në krye!

Rama: Dasmorët harbohen rrugëve të Shqipërisë, me Lulin

Kryeministri Rama ka komentuar ditën e sotme nga qyteti i Kukësit takimet elektorale të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha. Sipas Ramës, është e domosdoshme të respektohen rregullat, duke shtuar se është janë të pakuptueshme që vazhdon harbimi i dasmorëve rrugëve të Shqipërisë me Bashën që është kthyer në dhëndër.Më tej Rama thekson se është e rëndësishme të ruhet shëndeti.

"Është e domosdoshme të respektojmë rregullat, të tregojmë përgjegjshmëri dhe të jemi forca e shembullit. Është e pakuptueshme që vazhdon harbimi i dasmorëve rrugëve të Shqipërisë, me Lulin që është kthyer në një dhëndër që me demek ia ndalojnë makinën në mënyrë spontane njerëzit e nuses edhe e ngrenë në krah si dhëndër i bukur, ndërkohë që skena është po ajo e 100-vjetëve me flamuj, me dy gishta, me ulërima, me sharje. Që nuk i adresohen dhëndrit, por adresohen në drejtimin tonë, nuk është problemi jonë. Nuk ka rëndësi. Rëndësi ka të ruajmë shëndetin dhe të mos biem në këto nivele. Nuk ka mundësi që dikush që pretendon të drejtojë vendin, të sillet rrugëve të vendit si "Borati" me kamerat e filmit nga mbrapa. Në një situatë që do ishte komike nëse nuk do të ishte e rrezikshme për shëndetit e njerëzve”, tha Rama./M.M-dritare.net