Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama: Bujqësinë duhet ta kthejmë në sipërmarrje fitimprurëse!

Rama: Bujqësinë duhet ta kthejmë në sipërmarrje

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se bujqësia duhet të dalë nga koncepti i subvencionit thjesht për mbijetesë dhe të marrë formën e një sipërmarrjeje të mirëfilltë, që sjell fitim dhe jep kuptim të plotë jetës në fshat.

"Nëse nuk i japim dot bujqësisë profilin e sipërmarrjes dhe mos ti japim atyre qe duan të jenë në fshat të ngrenë një sipërmarrje dhe që të dalin me një fitim që ja bën kuptimplotë jetën në fshat ne nuk e kemi kryer detyrën. Kjo nuk është një histori subvencionesh për të mbajtur frymën, por duhet të jetë një histori për të transformuar frymën e jetës së një sipërmarrje rurale. Ky vend duhet të ketë një sipërmarrje rurale të fuqishme. Ne kemi ambicion që ti kushtojmë më tepër rëndësi agro përpunimit, më shumë rëndësi rritjes së eksporteve të produkteve të përpunuara, por kjo kërkon sipërmarrje. Kjo nuk mund të jetë çështje fati, apo dëshirë e disa individëve, por një strukturë e tërë pune të përbashkët. Pushteti vendor duhet të bëhet pararojë në këtë sipërmarrje. Duhet të jetë pika e parë mbështetëse për ata që duan të zgjerojnë apo të bëjnë sipërmarrje të reja. Në të gjitha aspektet. Jo sic ndodh shpesh që pushteti vendor të jetë problemi kryesor për të marrë një vërtetim, për të marrë një leje, për të zhvilluar një projekt, në aspektin fizik."- /E.P-dritare.net