
Rama: Askush jashtë PS-së nuk na kërkon dot llogari për korrupsionin!
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim në Tiranë me asambletë socialiste të njësive 5, 6, 13, 14 të kryeqytetit. Gjatë fjalës së tij
Rama pranon se ka gjëra që nuk shkojnë por se lufta kundër korrupsionit është luftë brenda PS-së dhe se askush jashtë kësaj partie nuk u kërkon hesap sepse çfarë po ndodh sot është falë vendosmërisë së socialistëve.
"Duhet të fusim Shqipërinë në BE. Ai moment ndryshon gjithçka. Është një ndryshim kolosal, sepse nga ai moment është njësoj sikur hyre, u bë martesa, hyre në shtëpi dhe aty je pjesë e shtëpisë. Dhe nuk të sheh dot njeri nga lart-poshtë, sepse siç të bllokojnë sot fqinjët, se kështu i teket del njëri dhe e bëjnë hero, edhe pastaj të lënë ty një vit që “jo, po s'e shiko se do të bësh..”. S'të bëjnë më dot asgjë, je komplet i barabartë, nuk varesh më nga asnjëri. Patjetër që ka gjëra që nuk shkojnë, por ama duke filluar nga kjo e korrupsionit, kjo është gjëja më e tmerrshme. Është më e tmerrshmja që ne ta pranojmë pa luftë, që të na kërkojnë ne hesap të tjerët, ne mund t'i kërkojmë hesap njëri-tjetrit, ju mund të kërkoni hesap, mua unë mund t'ju kërkoj hesap juve, brenda po brenda, po askush jashtë kësaj partie nuk na kërkon dot ne hesap, për luftën kundër korrupsionit, sepse çfarë po ndodh sot është lufta jonë. Nuk jemi ne viktimat këtu. Nuk është një luftë që na e hapi Amerika, se Amerika i tërhoqi ushtarët që kishte sjellë për të ndihmuar dhe për të mbështetur SPAK-un, ikën. Nuk janë më aty, se i tërhoqi nga gjithë bota. Ja ku është SPAK-u prapë aty. Kush e mban SPAK-un tani aty? Meqë e kishte sjellë Amerika, e mbante Amerika, i bënte Amerika këto. Kush e mban pastaj? E keni dëgjuar bufin e kënetës që thotë do ta shkrijë? Në qoftë se ne do ishim ata që përpiqen të na pikturojnë, ishte shkrirë SPAK-u sot. S'kishte nevojë fare.
Një fishkëllimë bufit dhe kishte, e di si vinte, e di si vinte me ato flokët, sikur sapo ka zbritur nga motorri. zhaba, me Me zhapiqe, me bretkoca, me gjithë ushtrinë nga mbrapa për të shkrirë SPAK-un, por nuk ndodh kjo. Pse nuk ndodh? Jo se s'na lë Amerika, po sepse e kemi sjellë ne këtë punë deri këtu dhe e kemi sjellë jo sipas berihajit, sepse logjika më elementare s'kishin nevojë të kishe studiuar shkencë, logjika më elementare në qoftë se ti do të hysh në një reformë që do pavarësosh drejtësitë dhe do të hiqesh ti nga kontrolli, ti je i pari që do goditesh, sepse ti je në pushtet. Kush do goditet? Ti je në pushtet. Ata kanë disa kusure, ato të mëdha fare, që i dimë ne shumë mirë dhe ato kusure nuk harrohen. Unë ia u kam thënë me kohë. 21 janari është një nga ato krime që e ka treguar historia e botës, nuk ndëshkohen shpejt, por nuk harrohen kurrë edhe një ditë paguhen, po ja një, dy, tre kusure. Kusuret e tjera i ka ai që qeveris. Janë dy gjëra që duhen pasur parasysh.
E para, e thotë gjithë literatura për këtë punë është e analizuar, e studiuar, e shkruar që kur në një vend, lufta kundër korrupsionit intensifikohet, rezultatet dhe perceptimi nuk përputhen. Pse? Për një arsye shumë të thjeshtë, sepse flitet korrupsion, korrupsion, korrupsion, futen në mes interesat politike. Çfarë argumenti tjetër kanë ata? Ata s'kanë asnjë argument. Dhe kur them “ata” kam parasysh të gjithë, kuak – kuak- kua- të, jo vetëm kënetën bojë blu. Kam parasysh të gjithë çfarë kanë tjetër. “Të hynë të gjithë në burg”, “të gjithë në burg s'ka më”, si s'ka më. Por ne kemi pas 60 e kusur ministra në qeveri. Dy ministra të dënuar, njëri i Partisë Socialiste dhe njëri i Aleatit Strategjik, ndjesë pas, në mandatin e parë.", tha Rama./K.C/dritare.net

















