Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama: Ajka e arkitektëve të botës në Tiranë, diskutime për Shqipërinë e së nesërmes

Rama: Ajka e arkitektëve të botës në Tiranë, diskutime

Festivali “Bread & Heart”, në edicionin e tij të parë (5–8 qershor), mblodhi mbi 150 arkitektë të njohur ndërkombëtarë nga Europa, Azia, Amerika në Tiranë, bashkë me profesionistë vendas dhe të huaj, përmes një dite të hapur me diskutime publike dhe një dite të mbyllur me debate teknike, të fokusuar në ecurinë e Shqipërisë në fushat e planifikimit, ndërtimit, mbrojtjes natyrore, edukimit e më shumë.

Rama: Ajka e arkitektëve të botës në Tiranë, diskutime

Në ceremoninë hapëse të festivalit, Kryeministri Edi Rama u shpreh se ky event i bën Shqipërisë një vend të ri prestigjoz në hartën e Europës.

Rama: Ajka e arkitektëve të botës në Tiranë, diskutime

Kryeministri Rama ndau sot videokartolinën bashkë me këtë mesazh:

"Me këtë videokartolinë të edicionit të parë të Festivalit Ndërkombëtar Bread&Heart, që mblodhi në Tiranë ajkën e arkitektëve të botës, të cilët zhvilluan një ditë të hapur diskutimesh publike dhe një ditë të mbyllur diskutimesh teknike, për ecurinë e Shqipërisë, sfidat e planifikimit, ndërtimit, mbrojtjes së natyrës, edukimit e të tjera me radhë, në një format unikal bashkëpunimi ku u përfshinë edhe profesionistë të ftuar nga vetë arkitektët për të ndarë eksperiencat e tyre në fushat e Inteligjencës Artificiale, arkitekturës së pejzazhit, transportit, dizajnit të brendshëm e me radhë, ju uroj një të dielë të qetë", shkruan Rama./L.F-dritare.net

View this post on Instagram

A post shared by Dritare Tv (@dritare_tv)