Qeveria shpall amnistinë: Rreth 380 persona lirohen menjëherë, 900 të tjerë përfitojnë ulje dënimi!
Dritare.net
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, njoftoi sot nisjen e një amnistie nga Qeveria Shqiptare, një iniciativë e frymëzuar nga humanizmi, drejtësia sociale dhe standardet europiane.
Sipas ministrit, amnistia është pjesë e një politike penale moderne që synon rehabilitimin e të dënuarve, uljen e mbipopullimit në burgje dhe forcimin e sigurisë afatgjatë.
Përfitues të kësaj nisme janë rreth 380 persona që do të lirohen menjëherë dhe rreth 900 të tjerë që do të përfitojnë ulje dënimi. Ky veprim pritet të ulë popullimin në burgje me gati 7%.
Lamallari theksoi se Qeveria është e vendosur të vijojë drejt një drejtësie të drejtë, që kombinon sundimin e ligjit me respektin për dinjitetin njerëzor, sipas standardeve demokratike europiane.