Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Putin niset drejt Alaskës për takimin me Trump, ndalet te një memorial i Luftës së Dytë Botërore!

Putin niset drejt Alaskës për takimin me Trump, ndalet te një

Përpara nisjes drejt Alaskës për një takim të shumëpritur me presidentin amerikan Donald Trump, presidenti rus Vladimir Putin organizoi një ndalesë me simbolikë të fortë historike: vendosi lule në një memorial kushtuar bashkëpunimit ruso-amerikan gjatë Luftës së Dytë Botërore.

View this post on Instagram

A post shared by Dritare Tv (@dritare_tv)

Memoriali, i vendosur në lindje të Rusisë, paraqet dy pilotë një sovjetik dhe një amerikan të ngrirë në momentin e një shtrëngimi duarsh pranë një avioni luftarak. Ai përkujton të ashtuquajturën "Rruga ajrore Alaska-Siberi", një korridor strategjik përmes të cilit SHBA-ja, në kuadër të programit Lend-Lease, dërgoi rreth 8,000 avionë luftarakë në Bashkimin Sovjetik në vitet 1942–1945.

Në qytetin Fairbanks të Alaskës ndodhet një memorial i ngjashëm, ku dikur valëviteshin flamujt e të dy vendeve. Megjithatë, që prej vitit 2022, aty ka mbetur vetëm flamuri amerikan. Gazetarë të televizionit shtetëror rus komentuan se rivendosja e flamurit rus do të kishte “një domethënie shumë simbolike” një dëshirë e qartë nga Kremlini për t'u perceptuar sërish si një fuqi me peshë në arenën ndërkombëtare.

Kjo ndalesë e Putinit përpara samitit në Alaska duket të jetë një përpjekje për të kujtuar një periudhë kur Moska dhe Uashingtoni nuk ishin kundërshtarë, por aleatë në luftë kundër një armiku të përbashkët./BBC