
Pse u kthye në Shqipëri? Si përgjigjet Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala
Dritare.net
Në një bashkëbisedinë podcastin e kryministrit Ministrja e re e Shëndetësisë, Profesore Evis Sala, e cila vjen në këtë detyrë pas një karriere 29-vjeçare në mjekësinë dhe menaxhimin shëndetësor në Itali, Angli dhe Amerikë, iu përgjigj pyetjes që shumëkush e ka bërë: Pse vendosi të kthehej në Shqipëri?
Duke lënë pas një jetë profesionale të konsoliduar, ku gjithçka ishte 'në terezi', ministrja shpjegoi se vendimi për t'u kthyer ishte i motivuar nga nevoja për një sfidë të re.
"Njeriu nuk e kupton ndonjëherë kuri ka gjërat në terezi, sepse shkon në një sistem që është autopilot," u shpreh ajo. Sipas saj, kur arrihet një balancë dhe gjithçka funksionon në mënyrë perfekte, mund të lindë dëshira për të bërë gjëra të tjera dhe për të dalë nga zona e komfortit.
Ajo e përshkroi përvojën e saj të fundit jashtë vendit si një periudhë ku niveli i adrenalinës dhe kortizolit kishte filluar të ulej. Kthimi në Shqipëri dhe marrja e kësaj detyre të re ka sjellë një rigjallërim.
"Këto tre javë e kam provuar që është bukur," tha ajo, duke shtuar se përballja me sfida që nuk i kishte imagjinuar dhe kërkimi i zgjidhjeve të shpejta e afatgjata, është një proces stimulues dhe mësimdhënës. /L.Fdritare.net

















