Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Provimi i Matematikës. Mbi 27 mijë maturantë i nënshtrohen testit të tretë të Maturës Shtetërore!

Provimi i Matematikës. Mbi 27 mijë maturantë i nënshtrohen

Më shumë se 27 mijë maturantë nga e gjithë Shqipëria do të testohen në Matematikë, në kuadër të Maturës Shtetërore 2025. Ky është provimi i tretë zyrtar, pas atyre të Gjuhës Shqipe dhe Gjuhës së Huaj.

Testimi do të zhvillohet në orën 10:00 dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta. Nxënësit janë udhëzuar të paraqiten në qendrat e provimit që në orën 08:00, të pajisur me dokument identifikimi (kartë ID ose pasaportë). Ndalohet rreptësisht mbajtja e telefonave celularë apo orëve inteligjente, për të garantuar mbarëvajtjen dhe integritetin e procesit.

Provimi i fundit i Maturës Shtetërore do të zhvillohet më 24 qershor dhe do të jetë provimi me Zgjedhje, ku maturantët do të kenë mundësi të testohen në një gamë të gjerë lëndësh nga shkencat natyrore, shoqërore dhe ato artistike, në varësi të profilit të tyre.

Procesi i maturës është në administrim të Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA), e cila është përgjegjëse për hartimin, administrimin dhe vlerësimin e provimeve, duke synuar transparencë dhe korrektësi në çdo hap. Për të lehtësuar përgatitjen, testet model janë shpërndarë më herët nëpër shkolla dhe online./E.P-dritare.net