
Projektin Auto Moto Park Albania në Elbasan, Rama: Do të shtojë vende të reja pune!
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në Konkursin Ndërkombëtar për Projektin “Auto Moto Park Albania”. Projekti do të ndërtohet në Krastë, të qytetit të Elbasanit.
Kreu i qeverisë tha se ky do të jetë një investim që do t’i hapë Shqipërisë një tjetër derë drejt fuqizimit të vendit.
Ndër të tjera ai u shpreh se është një hap më pranë jetësimit të ëndrrës së cirkuitit të parë motosportiv sipas standardeve të FIA dhe FIM. Sipas kryeministrit ndërtimi i ‘Auto Moto Park Albania’ do të krijojë vende të reja pune dhe mundësi më të mira për gjeneratën e re.
'Është një moment historik për autmotorizmin shqiptar. Falë ideve të tyre ne do të përzgjedhin edhe projektin më të mirë. Do i hapim rrugë një epoke të re për Elbasanin dhe për Shqipërinë dhe për t’i hapur Shqipërisë një tjetër derë. Një tjetër kategori vizitorësh mund të hyjnë për të fuqizuar vendin. Do të shtojë vende të reja punës dhe mundësi të reja për gjeneratën e re. Jam i bindur se duke bashkuar të gjitha forcat ne do ta realizojmë. Edhe pse disa gjëra na dukeshin deri dje të pamundura tani janë në rrugën për tu bërë të mundura. Edhe ajo që do të dukej krejtësisht e pamundur deri më sot që në Shqipëria të kishim një garë të Formula 1 e ardhmja do të tregojë se edhe kjo është e mundur.'- u shpreh Rama./A.ZH-dritare.net

















