Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Prishja e rrugës Librazhd-Prrenjas/ Vengu: Po investojmë në pritat lumore në lumin Shkumbin për të parandaluar gërryerjet!

Prishja e rrugës Librazhd-Prrenjas/ Vengu: Po investojmë në

Ministri i Mbrojtjes Piro Vengu po mban sot një konferencë për shtyp ku po diskutohen çështje nga dëmshpërblimi i qytetarëve nga përmbytjet, tek forcimi i mbrojtjes, investimet në infrastrukturën parandaluese e deri tek kontributi i Shqipërisë në Bordin e Paqes me trupa në Rripin e Gazës.


Vengu tha se po investohet në pritat lumore përgjatë lumit Shkumbin me qëllim parandalimin e rrëshqitjeve apo dëmtimeve nga gërryerjet lumore në të ardhmen.

“Fondi i Kushtëzuar shpërndahet me një qasje të re, për të forcuar ato bashki që konsiderohen më ë dobëta. Kemi rritje të fondit të investimeve për infrastrukturën parandaluese, 18 mln euro, 8 mln euro janë të dedikuara që janë në zbatim e sipër. Vazhdojmë të mbështesim pritat lumore përgjatë lumit Shkumbin, pjesë një e mirë e financimit shkon në këtë drejtim që të kemi mundësi të parandalojmë rrëshqitje apo dëmtimet nga gërryerjet lumore në të ardhmen”, tha Vengu.