
Një person ka humbur jetën në fshatin Kasaj të Tropojës pasi makina me të cilën po udhëtonte ka rënë në humnerë.
Viktima R. D, nga Tropoja është dërguar pa shenja jete në emergjencën e Spitalit “Isa Grezda” në Gjakovë.
Ndërkohë, një person tjetër është duke u trajtuar në repartin e ortopedisë në Spitalin “Isa Grezda” në Gjakovë, pasi ka pësuar lëndime si pasojë e këtij aksidenti./dritare.net